He listened as a high school boy.
M. Allbright
Tutje atje lart satelitët qiellor,
Veshtrime gozhduan në kontinentin e lire.
Në kryeqendrën e një vendi ballkanor,
Një aeroplan kish nderur krahët e mpirë.
Nga pyjet e tymosura zbritën diplomatët,
Disa të tjerë nga bota e letrave,
Për n’Rambuje fluturuan, ku përplasen kanatet,
Nga erërat vorbulluese të përtejdetrave.
Mendimet si pika loti u varën atë natë,
Dhe gurët e Rambujese u zbutën me pahirë.
Fjalët u peshuan me dhimbje në kartë,
Qe qielli të nxihej për të ndritur më mirë.
Göteborg, 22 Shkurt 2003