Letërsia Shqiptare

Kamxhiku
E marte, 22-01-2008, 08:44pm (GMT)

Në baltën e mendimëve të kuqe,
Ata ecën dhe gjurmat atje mbetën.
Në dheun e butë e të lagur
Plot udhëtarë ata gjetën,
Tek synonin qiellin e përflakur.

Në horizont banderola të kuqe,
Bandazhe mendimesh të mekura.
Të turpëruara vrapojnë idetë,
Dhe fshihen diku si të mpleksura,
Me ndjesitë e zogjve pa fletë.

Në baltën e kuqe u mekën,
Dhe mendimet i shkundën brënda vehtës.
Kamxhiku i kohës rëndë i ka goditur,
Dhe në pjedestal të jetës
Ata sikur janë ngritur.

Gosë, Kavajë 3 Korrik 1962



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.