Letërsia Shqiptare

Shiu dhe tjegullat
E marte, 22-01-2008, 08:46pm (GMT)

Vrapuan retë e rënda ngjyrë hiri,
Tej atje tutje ato u venitën.
Një simfoni e re dëgjohet,
Bilbilat e pranverës arritën.

Dhe tjegullat nuk zbuten më nga shiu,
Në mëngjes zgjohen plot vesë.
Në ëndrra mëndja seç më ngriu,
Në mërmërimat plot me shpresë.

Kaluan kohë, qielli pallton veshi,
Dhe shiu mbi tjegulla troket përsëri,
Flasin ato bashkë me përmallim,
Veç unë si gjithnjë i zhytur në mërzi.

Kavajë, 28 Mars 1960



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.