Letërsia Shqiptare

BASHKË ME POETIN
E premte, 17-08-2007, 04:44pm (GMT)

Unë
bashkë me poetin
vramë muzgjet e qytetit
nga dritaret e pluhurosura
të kafe "Colosseum"

bashkë me poetin
ndamë kujtimet
e dy kohërave të largëta
që këtij qyteti
ia humbën muzgjet e bardha

unë e poeti
mbetëm shkrimtarë rrugësh
(por jo rrugaçë)
shkrimtarë malli
shkrimtarë halli

mbetëm
duke shikuar dashnoret
që i deshëm dikur
(ndoshta që nuk na deshën!)
ditëve me acar
ditëve me behar
në qytetin që çdo stinë
e shpik nga një përrallë…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.