Letërsia Shqiptare

NATË E VONË
E premte, 17-08-2007, 04:44pm (GMT)

Më zgjove nga gjumi, moj syzezë,
M'i prishe ëndrrat që posa filluan,
M'u shfaqe e bukur si lule me vesë
Dhe shkëlqeve ashtu e dashuruar.

Natë e vonë ishte, ishte errësirë,
Në qiell vështroja sytë e tu të zinj,
Fytyra jote ishte hije në shkretëtirë
E herë-herë bëhej si zjarr në qirinj.

Më bëhej sikur afroheshe ngadalë
Doja t'i puthi buzët aty, mu në mes
Ti më dole mbi një det me valë
Dhe sytë m'u hapën, ishte mëngjes!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.