Letërsia Shqiptare

ËNDRRA IME
E premte, 17-08-2007, 04:45pm (GMT)

Sikur t'i kisha rrezet e diellit
Gjithë botës do t'ia falja ngrohtësinë,
Sikur të isha një poet i madh
Atdheut do t'ia shtoja krenarinë.

Sikur të kisha krah pëllumbi
Qiellit me vargje do të fluturoja,
Gjithë botës anë e mbanë
Të shtrenjtën liri do t'ia dhuroja.

Sikur ta kisha penën - shkëlqim,
Ca vargje do t'i shkruaja edhe rinisë,
Nga zemrat e tyre do ta rrëmbeja
Dhembjen e madhe të dashurisë.

Sikur ta kem shpatën e trimit
Kokat e tradhëtarëve t'i pres,
Në gjithë botën të jetojë gëzimi;
Vuajtja dhe mjerimi le të vdes!

Sikur të realizoheshin ëndrrat:
E gjithë botës dhe njerzimit,
Me trumbetë të artë do të këndoheshin,
Këngët më të bukura të gëzimit…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.