Letërsia Shqiptare

DROMCA JETE
E merkure, 19-03-2008, 06:18pm (GMT)

nesër nëse s’luhet
valsi i shkëlqimit të syve
në dy krahë të hapet rruga

shkeljet e kujtesës
mbi të kaluarën e kërkuar
ushqejnë vetëm ngushllim

gjethi i episodit të udhës
ngrihet në gjerdan jete

kë shënjon faji
për këtë ngjitje gjethi
në atë model gjerdani
kur unë s’kam gisht
në këtë trazim
që formulon jetën

dromca hovesh
është jeta



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.