NË DAÇ T’I SHTRIHESH I TËRI LIRISË
E merkure, 19-03-2008, 06:20pm (GMT)
si t’ua lexojmë kronikën e shikimeve kur kokën pa shkëputur mbani pas shpine e atyre krahëve të lodhur të Padeshit s’ju jemi mbështetur me të tilla plaçkamasakre
si t’ua lexojmë ne që të afërmit dhe shtëpitë i kemi në numër dhe në ekran na duket se është Bosnja a Vukovari i largët
mesjeta përsëritet gjithmonë me turinj të Toplicës, Çamërisë…
gjithsesi me përgjigje të njëjtë duhet shuar ecja e lakmisë së passhpinës në daç t’i shtrihesh i tëri lirisë
pranverë, 1998
|