Letërsia Shqiptare

NË DAÇ T’I SHTRIHESH I TËRI LIRISË
E merkure, 19-03-2008, 06:20pm (GMT)

si t’ua lexojmë kronikën e shikimeve
kur kokën pa shkëputur mbani pas shpine
e atyre krahëve të lodhur të Padeshit
s’ju jemi mbështetur
me të tilla plaçkamasakre

si t’ua lexojmë
ne që të afërmit dhe shtëpitë
i kemi në numër
dhe në ekran na duket
se është Bosnja a Vukovari i largët

mesjeta përsëritet
gjithmonë
me turinj të Toplicës, Çamërisë…


gjithsesi me përgjigje të njëjtë
duhet shuar
ecja e lakmisë së passhpinës
në daç t’i shtrihesh
  i tëri lirisë

pranverë, 1998



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.