Letërsia Shqiptare

UDHA E SHQIPËRISË
E merkure, 19-03-2008, 06:21pm (GMT)

(Sadudin Gjurës)

ndiqte diellin e udhës
qençe i dukej
  jeta e falë
ngutej të linte
               ç’kishte për të lënë

ikte
diellin e udhës
                 e kishte një pëllëmbë

bora
        i shtrihej në ëndrrën
e shprishur
ecja
       e dëgjonte lartësive

Varri i Sadudinit, 14.X.1999



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.