Letërsia Shqiptare

PROJEKTI I THYER
E merkure, 19-03-2008, 06:26pm (GMT)

edhe kur të shenjtët profetë
jetën lanë
unë ik
ik nga vdekja
pa çka
sado që vdekja
vdekja
jetë e bën

në mëngjese të zbrazëta
një të domosdoshme kafe
s’e piva dot
Projekti më dilte i thyer
i thyer isha
i tëri kot

unëprojekti
kaherë provoj
të ngre jetën
vdekja
ndjek vdekjen
unëprojektjeta
vazhdimisht
në vazhdimësi
formuloj veten



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.