DITA E MADHE
E merkure, 19-03-2008, 06:27pm (GMT)
Azem Hajdarit
sa shumë do të doja t’i duartrokisja Ditës së Madhe me hovin e përpjekjeve dhe mallit që më është mbledhur t’i jepja shtytje
sa shumë do të doja ta prekja me këtë përkushtim e në ballë t’i shohë ecjet e mia a kanë bërë çerdhen e fëmijëve
sa shumë sa shumë do të doja qoftë edhe nga varri të shihja a dëgjoja ardhjen e Ditës e pastaj i qetë të udhëtoj amshimit me anijen e gërvishtur timen të ndërtuar çdoditshëm në këtë jetë
Trebosh, 12.IX.1998
|