Letërsia Shqiptare

DITA E MADHE
E merkure, 19-03-2008, 06:27pm (GMT)

Azem Hajdarit

sa shumë do të doja
t’i duartrokisja Ditës së Madhe
me hovin e përpjekjeve dhe mallit
që më është mbledhur
t’i jepja shtytje

sa shumë do të doja
ta prekja me këtë përkushtim
e në ballë t’i shohë
ecjet e mia
a kanë bërë çerdhen e fëmijëve

sa shumë
sa shumë do të doja
qoftë edhe nga varri
të shihja a dëgjoja
ardhjen e Ditës
e pastaj i qetë të udhëtoj amshimit
me anijen e gërvishtur timen
të ndërtuar çdoditshëm
në këtë jetë

Trebosh, 12.IX.1998



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.