Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 05:04am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Shazim Mehmeti
 
BOSHLLËK MENDIMESH
E merkure, 20-06-2007, 11:02pm (GMT)

Jam tregtar në një shitore përimesh. Të jesh tregtar në një shitore perimesh, do të thotë të jesh një i dënuar. Gjithëfarë sendesh të lëvizin nëpër kokë. Dhe nervat të hanë pa të kursyer fare.

Ka tri netë që nuk fle si duhet. Një boshllëk mendimesh më sillet nëpër kokë si mjegullinë. Rri pas syzash si i marrë. Punë nuk ka dhe aq. Veç sa për të jetuar. Mëhalla ku e kam shitoren, një mëhallë jevgjish është. Dhe është kjo një mëhallë ku jeta vetëm një kuptim e ka: të jetosh sot për sot, nesër shohim e bëjmë!

Dhe unë jam bërë si jevgjit. E marr një birrë dhe zbraz për qejf. E ndez edhe cigaren dhe e hedh sikimin përtej xhamit në rrugë. E analizoj kalimtarin e parë, që është një grua e moshuar, e kërrusur. Këtë grua e njoh fare mirë. Banon e vetmuar në fund të mëhallës dhe ka vetëm një hall: birin e vetëm që aziloi dhe u vra diku në Perëndim!

Motiv i dhimbshëm, vërtet. Më bën, sakaq, ta zbras birrën e dytë. E ndez edhe një cigare dhe e hedh shikimin sërish, përtej xhamit në rrugë. Dhe e analizoj kalimtarin tjetër. Ky është kurbetqar i ashtuquajtur Xhek që u kthye para dy vitesh nga Perëndimi, me një palë tesha mbi trup dhe me dy duar në xhepa. Xheku e ka shprehi t'i hipë një biçiklete që është gjithnjë e re. Me këtë sjellje, të gjithë i vë në çudi, sepse është tepër i moshuar, dhe këtu te ne nuk është e zakonshme të moshuarit të vozisin biçikleta. Ndoshta për shkaqe të sigurisë, apo ku ta di unë? Jam në marrëdhënie të mira me Xhekun, dhe në bisedë me të kam arritur të kuptoj pse i pëlqen të rrijë mbi biçikletë: ka qenë adhurues i madh i femrave dhe ka ndërruar shumë sosh. Si duket, edhe tani kur e ka rënë *****, nuk preferon ta humbë shprehinë për hypje. Por, edhe ai e ka me vete një hall: është i pafëmijë dhe jeton pa grua. Flitet se e ndjera e tij qe tepër e ndershme, aq sa u vyshk në jetë për burrë. E gjora, damëlldisi pak kohë para se ky të kthehej me një palë tesha mbi trup edhe me dy duar në xhepa.

Por, ta lëmë dreq Xhekun, sepse vetëm sherri mund t'i shihet!

Ja një subjekt i këndshëm për trajtim. Grua me sharm, s'ka fjalë. Perëndia vetë. Ka rrafsh njëzetë e tetë vjet dhe shkëlqen nga bukuria. Për zotin, ke qejf t'i hedhësh sy. M'u pat futur në shitore shtat a tetë herë, por s'i thashë një fjalë goje. Sepse, merrem edhe me një punë tjetër publike që nuk e honeps kurvarinë. I shoqi i punon në kurbet, dhe kuptohet, asaj shpirti i kërkon. Një ditë, kur një shokut ia besova shitoren për një nevojë, ajo qe kthyer në shitore dhe ky qe mahnitur! Pastaj e kishte përcjellur gjatë dhe i kishte ra në gjunjë. Edhe sot e kësaj dite i thithë gjak nën qafë! Punë për të të prekur, apo jo? Dhe shih ti kodoshin: më erdhi një ditë e më tha: do ta kisha lënë, për zotin, por ajo s'më lë! E pyeta nëse i mungon gjësend asaj, por ai m'u ankua: jo, jo, por kam frikë se do të ma lë atë sendin pa lëkurë!…

Zot, thashë, ironia kufij s'ka!… dhe zbraza edhe një birrë. Pastaj… i harrova… kalimtarët tjerë…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]