Letërsia Shqiptare

Shefqet Dibrani
E shtune, 19-01-2008, 04:25pm (GMT)

Shefqet Dibrani, poet, shkrimtar, kritik letrar.

Shefqet Dibrani
Vitin 2007 shkrimtari dhe poeti Shefqet Dibrani në fushën e krijimtarisë së tij letrare e mbylli me botimin e vëllimit me poezi: "Ëndërr e njëjtë, tokë e tjetër"
Shefqet Dibrani është një emër i njohur si krijues i suksesshëm letrar, jo vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, jo vetëm në Zvicër ku jeton prej vitesh me familjen e tij, por edhe në Diasporën shqiptare. Shpesh herë emri dhe shkrimet e tij zënë vend në shtypin e Diasporës Shqiptare në Sh. B. A.
Shefqet Dibrani është lindur më 3 gusht 1960 në fshatin Gërdofc të Podujevës.
Që nga viti 2001 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Zvicër dhe që nga viti 2002 edhe anëtar i Shoqatës interkulturore "Internacional Kulturbrücken – (Kulturbridge)", në Cyrih - Zurich.
Merret me poezi, kritikë letrare dhe gazetari. Poezia e tij është e suksesshme dhe është përkthyer në disa gjuhë: gjermane, italiane, frënge, turke, rumune dhe sllovake.

Shefqet Dibrani është prezantuar në këto libra dhe antologji:

- Shaqir Foniqi: "Moisiu dhe Moisiu", Prishtinë, 1994.
- "Pema e Ëndrrave - L'albero dei sogni"  Bari, Itali, 1995.
- Poezia e Kosovës - Poesia dal Kosovo",  Nardo, Itali, 1999.
- Hasan Hasani: "Leksioni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001", Prishtinë, 2003.
- Ardian Ch. Kyçyku: "Një alfabet i poezisë shqipe - Un alfabet al poeziei albaneze", Bukuresht, Rumani, 2003.
- "Atdheu i huaj - Fremde Heimat", Zurich, Zvicër, 2003.
- "Hapa nëpër natë", MNL "Ditët e Naimit", Tetovë, 2003.
- Gjekë Marinaj: "Ana tjetër e pasqyrës", Intervista, Dallas, USA, 2003.
- Leksioni i autorëve dhe autoreve zviceranë, Cyrih (Zürich), Zvicër, 2005.
http://www.a-d-s.ch/  ose http://lexikon.a-d-s.ch/edit/detail_a.php?id_autor=2138
- Sinan Gashi: "Simfonia e Dardanisë", poezi kushtuar Ibrahim Rugovës, Prishtinë 2006
- Sejdi Berisha: "Shpërputhje kohe", ese dhe recensione, Pejë 2006.

 Sh. Dibrani ka botuar këto vepra letrare:

- “Larg pikon hëna", poezi, Tiranë, 1994
 - "Pse e urrej Kadarenë dhe poezi të tjera", poezi, Prishtinë, 1996
 - "Qershia e pikëlluar", vjersha, Prishtinë, 1997
 - "Ditar mërgimi", poezi, Prishtinë 1998
 - "Strehët e gjakut", poezi, Prishtinë, 2000
 - "Libra dhe mbresa", kritikë letrare, St. Gallen, Zvicër 2005
  - "Zhgënjimi ballkanik 1", publicistikë, Prishtinë, 2005
  - "Zhgënjimi ballkanik 2", publicistikë, Prishtinë, 2006
  - “Ëndërr e njëjtë, tokë tjetër”, poezi, Podujevë 2007.

Shefqet Dibrani jeton në Zvicër.

E-Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch

Vëllimi i tij me poezi është botuar më 2007-tën  nga "Qendra e Kulturës" Podujevë.
Botues është Nexhmi Balaj, redaktor artistik, Ahmet Gashi, recensent, Agron Gërguri.
Libri ka 160 faqe.

"Fol zëri im, zë i njerëzisë,
 Fol, mos u tret ndër dhëmbë e buzë
Fol, mos tremb syrin as në këtë dhe të huaj...
(Autori)

Urime bashkatdhetari ynë i nderuar Shefqet Dibrani
Urime dhe suksese në krijimtarinë tuaj letrare, veçanërisht në Kritikën tuaj letrare, për të cilën kemi shumë nevojë dhe që na mungon shumë në këtë kohë që jetojmë...
Respekte
Pierre-Pandeli Simsia

Përgatiti dhe dërgoi për publikim z. Pierre-Pandeli Simsia, te cilin e falënderojmë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.