Letërsia Shqiptare

***
E merkure, 20-06-2007, 11:26pm (GMT)

Jo nuk është mungesa e dollarit që më shpartallon por ajo rithirrje e padjallëzisë fëmijrore prangat e baballarëve tanë të mposhtur imitimi në qoshe rrugësh prej bijëve të etërve fitues ato mirazhe të kota vdekur në udhëtim e sipër vrasës të meteoriteve të pafajshëm jo nuk janë kufijtë sherrëvënës nuk janë kufijtë e hapur dykanatësh përuljes të të plotfuqishmëve që më përplasin në këndin e harruar por zëri im i pafuqishëm për të gjetur veshin që dëgjon jo nuk janë TV-të sindication as gazi nervin që asfikson metropolitanën që më hidhërojnë shikimin por rrokullisja e vetvetes në hiçin e braktisjes së alleluia-s jo nuk janë kanosjet e akullnajës ekspansioni i shkretëtirës vdekja e ishujve oqeanikë të mbytur por miliarda vetmi që zvarriten përbri miliarda vetmish të tjera në muzgun ultra të ndritshëm të njeriut fillikat



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.