***
E merkure, 20-06-2007, 11:29pm (GMT)
Në parkun e populluar Jurassik një bankomat shet për pesë lekë prototipe kryeministrash playboy e killers fati yt mund të ndryshojë sipas përuljes së ikonës por jo makthi I padobishmërisë në parkun mizëri Jurassik mallkimi i pigmejve të shfarosur vazhdon të dënojë me shekuj ankthi kolosët e indiferencës mizore trupat e gjymtuar dëshpërimisht gjurmojnë skeletet e memorieve të përdala të verbëra shurdhmemece pa histori në bulevardin zhurmshëm Jurassik plagët antike të trotuareve vjellin gjak blu mishngrënës e dhimbshmërisht bëlbëzon mallkimi i shenjtave të tradhëtuar
| Other Articles: |
 |
*** (20-06-2007) |
|