Letërsia Shqiptare

***
E merkure, 20-06-2007, 11:35pm (GMT)

Në natën groteske të Halloween-it qenë të gjithë të rishfaqurit e Ustica-s të bërët hi të Moby Prince-it të hedhurit në erë të Bologna-s kokëprerit e Algjerit e të Drenicës (mungesë për gratë dhe fëmijët e varrosur në Otranto sepse clandestinë) pas tyre klithnin në eufori dosjet gjyqsore prej të cilave mbijetojnë të mykurit vrasës me kurorë heronjsh të dyshimtë të vërtetat e mbuluara në fund të detit vikama e kotë e të të afërmve në ditën tragjike të Hallowween-it ajo e Premte duhej të rikthehej e Shenjtë të falurat e njollosura zinin ngushtë sakristitë dhe ankthin e Zotit të hutuar sërish prej plogështisë së krijesave të tij të mangëta në ditën tallëse të Halloween-it admiralët marrin pak veten të qetë që kryen detyrën ndaj shtetit vrasës duke u kredhur në kërkime dhuratash për kurtizanet që ripërtërisin peliçet pas portave të blinduara të papërshkueshme prej pëshpëritjeve të të vdekurve të kontestuar.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.