Në gjysëmshtizë flamuri i planetit të brejtur prej minjsh e mizash dheu në letargji do të kalonte edhe Nënë Mahatma Tereza dhe s'ka më kush t'i mbyllë sytë e skleposur botës në grahmat San Pietro s'duhet të qahet më për kalime të tepërta në Parajsë por për të tjerët që s'mund t'u lejohet në gjysëmshtizë vetullat e varreve të paemër mërgoi administratorja e vdekjes për llogari të Zotit.