Gjithë trupi im është dhimbja e një errupsioni të pamundshëm.
I paaftë jam të qis jashtë atë të squllët e të errët meduzë brenda lëvores time, i pazotë jam të erruptoj atë masë të gurëzuar që mbush kafkën.
Truri më kotë përpiqet të godasë membranën, është gangrena që bllokon shtegun e shpëtimit. Mendja pa dobi përpiqet të bëjë hapin e gaforres, është kanseri që bllokon derën e tualetit.
E dashur, nuk jemi njohur kurrë më parë, ishin larvat tona, hibridë resh e mjegullash.