Letërsia Shqiptare

***
E merkure, 20-06-2007, 11:37pm (GMT)

Gjithë trupi im është dhimbja
e një errupsioni të pamundshëm.

I paaftë jam të qis jashtë atë të squllët e të errët meduzë
brenda lëvores time,
i pazotë jam të erruptoj atë masë të gurëzuar
që mbush kafkën.

Truri më kotë përpiqet të godasë membranën,
është gangrena që bllokon shtegun e shpëtimit.
Mendja pa dobi përpiqet të bëjë hapin e gaforres,
është kanseri që bllokon derën e tualetit.

E dashur, nuk jemi njohur kurrë më parë,
ishin larvat tona,
hibridë resh e mjegullash.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.