Letërsia Shqiptare

***
E merkure, 20-06-2007, 11:39pm (GMT)

Kush shkon të rrëmojë frutat
e kësaj varreze gjenealogjike,
gjen një të mërzitshme,të pështjellët,të pamasë armatë gurësh o pllakash,
ku është një aventurë të qëmtosh emrat e të vdekurve,
por nuk stresohesh të deshifrosh dedikimet:
lindur i varfër,
vdekur leckaman.
Më fatlumët pirgje vënë në pah foton ngjyrë sepie,
të tjerët-gurë anonimë,pak ferrë,shumë baltë,
si pronë private vetëm mbiemri,
për t'u përsëritur kotësisht nga pjellat e ardhshme
si dedikim:
lindur pa trashëgimì,
vdekur injorant.
Mërmërin varreza:
E pamundur që gjithë kjo rracë
s'ka mundur të zotërojë çelësin e diturisë,
e çuditshme që , prej të gjithë meteorëve të të fatit,
as edhe pak thërrime mbi kokat e tyre,
por vetëm:
vdiq me vlerë zero
e nuk e dinte që kish lindur.
Kafkë mbi kafkë,eshtër mbi eshtër,-
fertilizues për gjembaçë o barëra bastardë ,
hiç xixëllonja,hiç mëllenja,zhdukur bretkët,
pak rrufè,shi fallso,bosh kujtesa e aromave,
por s'mongon e pamëshirshmja:
Nuk kishte lindur idiot,
vdiq i çmendur...


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.