| Letërsia Shqiptare | ||||
|
*** E merkure, 20-06-2007, 11:40pm (GMT) I ngatërruar zgjohem midis kodeve me vija verticale
e nuk kam kohë të admiroj yllin e gozhduar mbi shtyllën elektrike, qenin që pshurr lulishten publike, borën vulgare të ndotur prej kripës. Eshtë mëngjes e zgjohem prej gazit te marmitave, ndër vorbulla gri të rotatoreve mistrece, varmihës të kërrusur me lopata e brioche e qivure në pasarelë. Dhe shpejt është mbrëmje - qerpikë gjysëm të kopsitur të një filmi që në të gdhirë nuk kujtoj. Nata nuk egziston nëmos ripërtypja e ditës të ngjizur nga tan e taeg të pasurisë të prodhuar për të tjerët. Dhe është prapë mëngjes: hidhem prej çarçafit me fatura e boleta për të vërshyer drejt shtegut ekskluziv që imponon freri i bankave. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||