Dimër...
Ftohtë...
Zogjtë ikën nën kollitje bubullimash,
Dielli u varros pas reve
Nën homazhe vetëtimash.
Sa keq,
Çdo ditë e më tepër
Po dashurohemi
Mbas gjërave që mungojnë.