Pa ty
E enjte, 21-06-2007, 08:54pm (GMT)
Në fillim
Kohëndarjen nga ti
E mata me sekondat,
Pastaj minutat, orët
E perëndimin e një dite,
Të hidhët si vdekja,
Të gjatë si pasvdekja.
Tashti,
Ngarkuar me një vandak të skeletosur kujtimesh
Numëroj hapat e fundit
Drejt harrimit.
|