Letërsia Shqiptare

Shpëtim Kelmendi
E enjte, 21-06-2007, 09:01pm (GMT)

Shpëtim Kelmendi

Shpëtim Kelmendi u lind në Lezhë më 30 mars të vitit 1963. Sapo kishte kryer shkollën e mesme kur arrestohet babai i tij, i cili burgoset nën akuza të rënda politike, gjë që solli edhe internimin e menjëhershëm të familjes Kelmendi. Vite më pas studioi me korrespondencë tre vite për Gjuhë dhe Letërsi shqipe e sot punon si recepsionist në një hotel. Kelmendi shkruan poezi e prozë e gjer më sot ka botuar këto libra: "Vdekja ka shije të hollë" – poezi 1993, "Dhuna e barit" – tregime 1995, "Nirvana" – roman 1995, "Maieutika" – poezi 1998. Vepra e tij e gjertashme është nderuar me dy çmime letrare. Së shpejti dalin nga botimi edhe dy krijime të tjera të tij: "Fytyrat e dashunisë" – tregime, dhe "Pesë gardianë" – roman. Ai merret ndërkohë edhe me përkthimin në gjuhën shqipe të poezisë italiane.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.