Kosova ishte nje lugine magjike me lumenje e burime, uji i se cileve kishte aftesi sheruese, drunjet ishin plote me mjalte, pemet perplote me fryte te jashtezakonshme dhe lulet lulezonin gjate kater stineve. Banore e Kosoves kurre nuk dinin per lodhje, plogshtim apo semundje. Ata cilsoheshin te forte si qeliku dhe te shendoshe si dielli. Vdekja i prekte vetem nga pleqeria e pashmangshme. Kosovaret njiheshin si Shqiptare te cilet e qmonin dhe donin lirine mbi cdo gje. Ata nuk njihnin asgje qe mund t'i kundervihej asaj. Ishin banore aq te lashte te Kosoves sa qe askush num mbante ne mend se a kishin jetuar ata dikah tjeter pos aty.
Popujte qe jetonin perreth Kosoves ia kishin zili kesaj toke dhe e lakmonin per vetvete. Pas nje kohe ne Kosove filluan te duken ca barbare te quditshem qe kerkonin ndihme. Ne fillim ata kerkuan ujra sheruese, pastaj kerkuan pak mjalte, e me pas ca lule e papritmas, pa kluar shum kohe, filluan te jetojne aty.
Mjalta ishte e vetmja gje qe ne se shumti i ngacmonte ardhacaket meqe ajo krijohej ne drunje e cdohere ishte e gatshme. Ata as qe leviznin nga vendi per tu sherbyer me te, sepse shqipetaret ishin ata te cilet iu sjellnin mjalten perpara e cila mbetej vetem te futej ne gojen e tyre dhe te gelltitej. Kerkesat e barbareve per tu sherbyer nga Shqiptaret sa vinin e shtoheshin.
Shqipetaret, duke qene nga natyra mikeprites dhe paqesore, i pranuan ardhacaket me duar te hapura ne vatrat e tyre dhe iu ndihmuan me tere shpirtin. Ata shpresonin se barbaret do te ngrejne mjalte, dhe pijne ujra sherues aq sa iu nevojitet per tu forcuar e pastaj do te kthehen andej kah kishin ardhur. Por ata kishin ardhur prej vendeve gurore ku asgje nuk rritej dhe as qe iu shkonte ne skaj te mendjes te ktheheshin. Kosova per ta ishte parajse me mbare begatite e saja te pafund natyrore.
Me kalimin e kohes ata me teper e me teper gjenin kenaqsi dhe defrim ne lumenje, ne mjalte dhe vete vendin ashtu qe filluan t'i frikesojne Shqipetaret e Kosoves. Pa kaluar shum kohe barbaret i ftuan mbare vllezerit dhe motrat e tyre per t'iu bashkuar atyre ne luginen e paqes e bukurise. Plani i barbareve ishte ne sa vijone; Se pari te vijne ne luginen e Kosoves, te vendosen aty e pastaj te mesojne msheftesite e vendit si dhe banoreve.
Pasi qe pasurohen me tere diturine e lakmuar, t'i shfarosin Shqipetaret nje nga nje, e ma ne fund token e dhuntise dhe begatise ta pervetsojne per vete. Por ate cka ata nuk dinin ishte se Kosova ishte toke qe merte fryme dhe gllaberonte cdokend qe e keqperdorte ate. Shqipetaret e njihnin mire shenjtesine e tokes se tyre prandaj ata e donin dhe kujdeseshine per te me teper se per jeten e tyre. Si shperblim toka iu dhuronte atyre te gjitha begatite e veta.
Kur nje numer i madhe i barbarebe e zaptuan Kosoven, aroganca dhe pertacia e tyre i trazuan regullat e tokes e te lumejve. Pyjet u prene e u djegen. Shpellat u mbyllen me gurina e toka refuzoi te jap me fryte. Cdo gje cka ishte e bukur dhe e dhuruar nga Perendia ata e shendruan ne shkreti. Shqipetaret prisnin kohen kur toka do te hakmirej. Barbaret laheshin ne lumenje kur larja ishte e ndaluar, hudhnin mbeturina ne lumenje dhe ne toke, te mirat e popullit si dhe ato te natyres u vodhen dhe u pervodhen. Por, ate cka Kosovaret nuk e shihnin dhe diktonin ishte se Barbaret ne te njejten kohe iu vodhen atyre lirine dhe token.
Askush nuk dinte se sa gjate barbaret e perdhunuan token e Kosoves dhe popullin e saj, por, nje dite papritmas, toka e nderroi ngjyren ne te kuqe. Shqipetaret e dinin se dita e hakmarjes kishte ardhur dhe se toka do ta denonte fajtorin. Por ata kishin ra ne pike te hallit se si do ta mbrojne veten meqe nje gje tetille nuk e kishin patur rastin te bejne me pare. Nese ata do ti akuzonin barbaret per ndyrjen dhe keqperdorimin e tokes, toka do te jete ajo qe do t'i pyet perse Shqiptaret e lejuan nje gje te tille. Nese ata do te mbrohen me te verten se nuk paten kurrefare mundesi per t'i penguar, faji perseri do te bie mbi ta.
Ne kete apo ne ate menyre veshtire e kishin ta thonin te verteten e cila ishte perdredh dhe e pergenjeshtruar me aq mjeshtri. Pafajsia dhe besimi i Shqiptareve ne te miren i kishte zene ne kurthe e "ruugedalja" e vetme ishte humbja e lirise dhe e tokes se tyre.
Toka pastaj, u shendrua ne ngjyre te kuqe qe dukej si nje top zjari. Nga nje eksplodim i tmershem ajo u nda ne dysh e ne mes te lumenjeve u krujua nje e carre e madhe.
Se pari nga brendia e tokes dalengadale u ngrite nje mjegulle e pastaj nje shtatore e gjate qe nuk i gjasonte as femres e as meshkullit por nje druri me koke. Ajo ishte e mbuluar me nje vele bardhe e zi te sterpikur me njolla te kuqe te cilat dukeshin si pika gjaku.
"Cka i beret keshtu tokes sime?" pyeti shtatorja.
Barbaret rene ne gjunje dhe filluan t'i derdhin lotet.
"Asgje nuk i kemi bere, Madheria e juaj, asgje. Ne ketu jemi mysafire e asgje tjeter. Ne nuk dijme asgje per token tuaj."
Shqipetaret te qete kryelarte veshtronin se si barbaret thurnin genjeshtrat e tyre. Pastaj shtatorja iu drejtua Shqiptarve me te njejten pyetje. Por asnje pergjegje nuk doli nga goja e tyre. Me pase shtatorja u pervidhe shtatedhjete e shtate here dhe that.
" Une e dije te verteten por deshta ta degjoj prej jush."
Te dy palet shiquan njeri tjetrin drejte ne sy. Barbaret kishin shfrytzuar te mirat qe nuk iu takonin atyre pa asnje ndjenje fajesije meqe iu ishte lejuar nje gje e tille...Ata pa fije turpi bredhnin poshte e larte duke e trazuar jeten e tjerve, duke i dhunuar grate e tjerve para syve te botes, e mu nje gje te tille perpiqeshin ta benin me grate e Shqiptarve. Ata tentonin t'iu vjedhnin Shqiptarve cdo gje te mundshme si dhe vete endrat.
Shqiptaret kure me pare nuk ishin sprovuar ne kete menyre dhe nuk dinin se si ta perdornin diturine e tyre per t'i dalur ne krye te ligave qe burronin nga barbaret. Ata jetonin me virtytet, doket dhe zakonet e tyre qe sic dukej ishin me te vjetra se vet malet. Besa, mikpritja dhe miresia e tyre ishin te njohura pertej kufijve te dheur te tyre. Se njerzit e tille te eger si barbaret ekzistonin ishte nje qudi dhe befasi e madhe per ta.
Shtatorja pa levizur dhe e heshtur priste pergjegjen e pastaj iu drejtua Shqiptarve.
"Populli im, perse i lejuat keta njerez keta njerez ta shkelin token time te shenjte? "
Shqiptaret nuk e qelen gojen. Si do ta mbranin ata veten? Te thonin se lejuan nje gje te tille ne emer te meshires. E meshira e tyre tani i solli ata ne shkatrim cdo pergjegje e tyre pos heshtjes do te dukej torollake.
"Populli im, kush e shkreterroi token time?" Shtatorja tani iu drejtua barbareve.
Barbaret pasi moren pak shpirt kur ajo i quajti ata "Populli im" u pergjegjen me buzeqeshje.
"Shqipetaret, Hyjnija e juaj e mbaredijtur e bene ate. Ata kane bishta te cilet nuk ju shifen. Ata i ngrehin bishtat e tyre neper toke dhe ashtu e ndytsojne ate, e kur jane ne pranin e te tjereve i mshefin bishtat me mjeshtri. Ne jemi deshmitare. Kurre perpara dhe askund tjeter nuk kemi pare njerez me bishta si ketu. Keta jane te vetmit." E perfunduan barbaret me nje ze duke u betuar se e folnin te verteten.
Shtatorja Pastaj zbuloi doren e saj nga velo bardhe e zi me njolla te kuqe dhe nga thellsite e tokes nxorri nje vashez te posalindur.
"Emri i saj eshte Lirije" that ajo duke ia dorezuar ate Shqipetareve.
"Me tregoni se cka do te beni me te."
Nga e njejta thellsi ajo e nxori nje djalosh te posalindur.
"Emri i tij eshte Liridon," tha ajo duke ia dhene ate barbareve.
"Me tregoni se cka do te beni me te. Une do te kthehem pas shtate mije e shtatedhjete e shtate diteve. Dhe Kosova do ti takon fituesit," tha ajo dhe u zhduk ne thellsit e pafund te tokes.
Te dy palet shkuan ne shtepite e tyre per ta vazhduar jeten. Barbaret nuk punshonin dite e nate se menduari se si ta fitojne Kosoven.
Ata vendosen ta zvoglonin numrin e Shqiptarve duke i torturuar dhe keqperdoruar nje pas nje gjersa ti zhdukin krejtesisht nga faqja e dheut. Nese Barbareve nje gje e tille do t'ju shkonte per dore, toka e Kosoves pa dyshim do te behet e tyre; e fitues do te shpallen ata. Barbaret vendosen ta rrisine Liridonin duke e ushqyer ate me mendime te tilla shtu qe kur ai te rritet do te behet udheheqesi i tyre.
Shqipetaret, ne anen tjeter nuk e ushqenin koken e tyre me kurrefare mendimesh. Ajo ishte toka dhe vendi i tyre e toka e dinte ate shume mire. Duke besuar se nje dite e verteta del ne shesh ata vazhduan t'i mbrojne virtytet dhe besimet e tyre me dashuri e perkushtim. Ata e rriten Lirijen me kujdese dhe dashuri te veqante, dhe e njoftuan ate me pasurite e tokes duke e mesuar se si ta nderon.
Shqipetaret e dinin nje gje shum mire, ate cka barbaret nuk e dinin se, cdo shtateqind e shtatedhjete e shtate vjet nje dimer i rende e kaplonte Kosoven, saqe edhe guret i bente te pelcasin nga acari. Kosovaret i dinin msheftesite per mbijetuar ate dimer qe dukej se nuk kishte fund. Ata poashtu dinin se barbaret nuk do t'i shpetojne dimrit te tille.
Barbareve as qe iu shkonte nder mend se stinet mund te ndrronin. Pos defrimeve dhe qejfit se cilave iu kishin perkushtuar me tere qenjen e tyre, si dhe mesimit te birit te tyre Liridonit per t'ia zhvilluar aftesite e reja vrasese, ata nuk mund te mendonin per dic tjeter.
"Degjo," ata i thonin Liridonit, " ne s'mund te lejojme dhuntia yte te shkoi huq ne zenjen e lepujve dhe kitrave. Pse nuk po ia fillon t'i ushtrosh aftesite e tua ne Shqiptaret. Pos se gjithash numri i tyre eshte me i madh se i vet lepujve."
Ata e mesuan dhe e sterviten ate se si ta perdore shigjeten, se si te helmon njerzit, se si te vjedhe, te dhunoj e me ne fund se si te vrase. Mbare keto aftesi ai duhej t'i perdori ne Shqiptaret e gjumosur. E pastaj barbaret do te mund te kremtojne fitoret e tyre ne Kosoven e pushtuar.
Liridoni e kaloi cdo sprovim me besnikri. Me ne fund ai mesoi te pije raki, te haj mish derri te gjalle, t'i dhunoi femrat para syve te te tjerve, to lual bixhoz dhe te meshefi kufomat e viktimave te tij duke ia mveshur fajin elementeve jo existuese. Ai zbuloi se asgje s'ishte me lehte se shfarosja e Shqiptarve.
Barbaret vazhduan t'i zbatojne planet e tyre: t'i zhdukin mbare Shqiptaret perveq Lirijes, ajo duhej ti takone Liridonit. Bukuria e saj ishte e dalluar dhe e pashoqe. Ishte bukuri e heshtjes se amshueshme. Por, para se t'ia fillonin vrasjeve te paramenduara, ata sollen vendimin qe ato te ndodhin para syve te popujve te vendeve te tjera. Keshtu, ata derguan kasnecet e tyre ne kater anet e botes me mesazhin: "Ne jemi ne rezik. Njerezit me bishta na kane zaptuar token tone te begatshme. Ata jane nje fare race e ralle dhe e rezikshme. Bota nuk ka pare krijesa te tilla. Ata po na shkaktojne ankthe dhe ngasherime. Ju lutem na ndihmoni ta shpetojme token nga keta njerez. Ata po shumohen me shpejte se fara e hithit, e se shpejti do ta kaplojne boten mbare. Ne jemi ne rezik per t'i fituar edhe vet bishtat. Ju lutem na dnihmoni."
Kasnecet e barbareve ftuan vezhguesit e te gjitha mbreterive qe te vijne ne Kosove per t'i pare njerzit me bishta dhe per t'i deshmuar vuajtjet e tyre. Sic flitej, te gjitha mbreterite derguan lordet e tyre ne token e shenjet te Kosoves te pushtuar nga njerzit me bishta. Kur vizitoret me ne fund arrijten, barbaret se pari i gostiten me te gjitha te mirat e mundshme, i dehen mire e pastaj ua leshuan grate e tyre qe t'i argetojne me pasione te shfrenuara. Me ne fund nikoqiret iu presentuan mysafirve Shqiptaret te cilet ishin duke e punuar token, grate e te cileve ushqenin foshnjet ne gji. Femijet duke ku ndihmuar babajve te tyre te rindertojne ate cka barbaret kishin shkatruar.
"A po jo shifni bishtata?" pyeten barbaret. "Ato bishta po iu rriten aq shume, sa qe aty ku po e prekin token bari nuk po bihet me."
"Shih, shih, kurre nuk paskem pare njerez te tille me bishta. Sa te neveritshem e te friksuar. Sa te gjate e te ndyte bishtat e tyre qenkan," lordet e mbreterive pohonin pa pare ne te vertete asgje, por vetem e vetem per t'iu bere qejfin nikoqireve.
Ne fund, kur vizita e tyre perfundoi, ata ia dhane Liridonit dhe barbareve lejen per ta shfarosur popullin me bishta.
"Vrajini te gjithe," thane ata me vendosmeri ne mledhjen e mshefte." Askush nuk ka nevoje per ta, e as na vete. As neve e askujte, keta njerez me bishta nuk do t'i hujne ne perdorim. Ata memzi po i ngrehin bishtat e tyre."
Barbaret me nje ze u pajtuan dhe kur pane se edhe te tjeret bene nje gje te tille, u shliruan. Ne kete menyre atyre iu shkoi per dore ta japin me sukses provimin e dredhnise dhe dinakerise.
Pasi qe mysafiret shkuan, barbaret ia filluam misionit te tyre. Meqe numri i tyre nuk ishte aq i madhe, ata friksoheshin t'i zbatojne vrasjet haptazi, ashtu qe ata shfrytzonin rastin kur Shqiptaret ishin ne gjum. Kur ata ia dolen ne krye t'i dobesojne forcat e kufizuara te Shqiptarve, ata i okupuan malet, bjeshket, lumenjte, burrimet dhe rruget. Tejkalimi i rrugeve si dhe pirja e ujit u ndalua per cdokend. Barbaret helmonin femijet me nje gaz te panjohur qe e nxjernin nga thellesite e tokes. I dhunuan grate dhe femijte, byten, prene dhe masakruan jo vetem njerzit por edhe mbare token.
Shqiptaret perpiqeshin te duronin meqe Dimri i Madhe afrohej. Ata shpresonin se nese do te shpetonin do te mbijetonin dimrin e ashper.
Gjate kesaj seance te njeanshme, nje dite, Liridoni duke u kthyer ne shtepi pas gjyetise me koken e ariut nen sjetull, e takoi Liriejen e cila ishte duke mledhur lule ne fushe. E veshur me fustan te bardhe, e kredhur ne mendime ajo dukej si nje engjellushe e humbur ne fushen plotngjyreshe.
"Sa e hijshme qe je!" tha ai duke iu afrua nga prapa. Ajo u trondit nga prania e tij dhe u tmerrua nga koka e ariut.
"A din ti kush jame une?" E pyeti Liridoni.
Edhe pse ajo e dinte se kush ishte ai, nuk u pergjegj.
"Ja mere kete," tha ai duke ia ofruar asaj koken e arriut," dhurate prej meje."
"Jo, te falemnderit," u pergjegj ajo. "Vdekja nuk me sjelle kenaqsi."
" Por e dashur," vazhdoi ai, "Kjo s'eshte vdekje. Kjo eshte fuqija e bukurise e cila duhet te pushtohet."
"Per mua jeta eshte bukuri." Tha Lirija para se te largohej.
Ate nate Liridonin nuk e more gjumi tere naten. Gulfitej nga terbimi. Ai nuk mund te besonte se si ishte e mundur qe populli i tije akoma nuk arrijti ta bente Lirijen tijen. Ai nuk mun te kuptonte se cka ata pritnin. Liridoni ishte si femij lastuc qe cdo gje qe donte ose lakmonte e donte tia sjellnin pernjeherit. Por ate cka ai nuk kuptonte ishte se populli i tij planifikonte t'ia sjellnin Lirijen atij, por se pari donin to shfarosnin mbare Shqiptaret, ashtu qe asnje shpirt i gjalle te mos mbetej per t'i akuzuar apo ndjekur eliminuesin. Nese ata deshironin ta sundonin Kosoven perhere, ky plan sipas tyre duhej te zbatohej me maturi dhe perpikeri. E gjersa Lirija ishte e lire populli i saje nuk do te dyshonte ne pregaditjen e ndonje krimi nga barbaret. Gjersa ajo merte fryme ata Shqiptaret shpresonin se nje dite do te kurorezohen me fitore. Por, durimi i Liridonit ishte i shkurte. Ai me cdo kushte dhe sa me pare e deshironte Lirjen prane vedit. Barbaret, nje nate u detyruan ta grabisnin Lirijed dhe t'ia sjellin atij.
"A do behesh e imja?" Liridoni e pyeti ate me kureshtje.
"Jo!" u pergjegj ajo prerazi dhe ftohtesisht. "Me pare do vdisja si ariu yte se sa te behem e jotja."
"Do te beje timen me deshiren tende" tha ai. "Do te me lusish ne gjunje te behesh e imja kur do te shohish se cka do t'i beje popullit tende."
Pas kesaj orvatje te deshtuar ai dha urdherin qe Liria te vehen ne prangat me te renda dhe te varoset shtate kate nen toke. Kur puna do te kryhej me popullin e saj, atehere ai me ngadalesi dhe me lezet do ta nenshtron ate.
Liridoni me krenari e sendertoi planin e tij te fundit: Ai ndertoi kurtha mijshe, dhejete-mije here me te medha se ato te mijve. Kur i dha fund vepres se vet, kurtha dukej si nje labirinth me mure te tejdukshme. Ai e vendosi ate mu ne mes te Kosoves, i besimit se tere Kosovaret do te zihen ne te. Shqipetaret nuk ia mbushnin syrin atij si njerez te zgjuet ashtuqe sipas tij ata lehte do te bijne ne te, bile pa e hetuar ate fare. Keshtu shumica prej tyre do te vdesin vetvetiu. Liridoni nuk kishte durim te shpenzonte shum kohe as ne pasionin e tij, qe ishte vrasja.
Por, mu ne kohen kur ai e vendosi kurthen, papritmas Dimri i Madhe ia behu dhe e kaploi Kosoven mbare. Kosovaret qe kishin patur fatin t'i shpetonin vdekjes ishin pregaditur pa humbur kohen. Per tu mbrojtur nga acari ata e kishin lyer trupin e tyre me nje shtrese dyelli dhe te tubuar ashut dolen ne mes te fushes se Kosoves te rrethuar nga kurtha e zbrazet, per ta pershendetur Dimrin.
Dimri i ashper ngriu cdo gje, bile edhe vet ajrin dhe zogjet ne fluturim. Barbaret, duke pare se cka po ndodhte, menjehere iu hypen karrocave dhe filluan te ikin. Ata te cilet kishin mbetur prapa ishin ngrire apo ne ikje e siper ishin zene ne kurthen e tyre. Kur barbaret u larguan mbi Kosoven asnje ze nuk u degjua me. Pastaj bora billoi te bie.
"Do te kthehemi kur dimri do te mere fund," Liridoni i premtoi popullit te vet para se ata te largoheshin.
Kur barbaret kaluan bjeshket dhe arrijten ne trojet e tyre te verteta, asgje nuk kishte nderruar. Gurinat dhe shkambijte ishin duke i pritur zoterinjte e tyre per tu kthyer. Ata u vendosen ne shtepite e tyre dhe vazhduan te jetojne si me pare duke pritur qe Dimri i Madhe te kaloj dhe atehere te kthehen ne token e tyre te mjaltit.
Lirija akoma gjendej shtate kate nen toke, e lidhur ne pranga te renda, e veshur ne robe te leckosura, e rahur dhe e torturuar gjer ne prag te vdekjes. Ajo ishte vendosur ne nje ode hekurinash te ftohet, ku vetem mijte mund gjalleronin. Ajo flente ne kembe dhe priste qe nje dite ardhmeria e saj te vendosej. Nje nate ajo pa nje ender:
Ne pike te nates binte bore. Jashte cdo gje ishte mbeshtjellur ne te kalter. Malet e Kosoves, dhe ajo mbare, si dhe vete populli i saje, cdo gje, ishte ngjyrosur ne te kalter. Lirija ecte neper male, ne drejtim te shtepise se saj duke e ndie vedin si nje fjolle bore. Papritmas, bora dhe yjte qe rane nga qieli e qendisen dhe e stolisen fustanin e saje te nusnise. Ajo vazhdoi se ecuri pa te ndale gjersa arrijti ne Kosove nee hyrjen e se ciles nje dere prej kristalesh te kalter ishte ndertuar.
Nje muzike e lehte si cicerime zogjesh degjohej nga brenda. Dera u hap ane e mbane e nje kale i bardhe, balli i se cilit shkelqente si hena e plote iu afrua asaj. Lirija i hypi kalit dhe se bashku ia behen kah brendia e lugines ku populli i saj ishte duke e pritur.
Ata te gjithe mbanin ne duar femijet e tyre te posalindur. Populli iu lut asaj qe t'i prek femijte me dore te saj. Duke kaluar, Lirija i vente nga nje ylle ne balle te gjdo femije. E pastaj ajo iu drejtua popullit te vet qe dukej sikur zhdukeshin ne bore, dhe ofshau:
"O, populli im, populli im. Ja, u ktheva ne shtepi."
Atehere, nga dikaj Lirija degjoj zerin e Liridonin duke thene:
"Largohu nga aty. Ai eshte vendi im, toka ime. Largohu. Ajo eshte toka im."
Pas kesaj Lirija nxitoj per ta mbyllur deren dhe tha:
"Askush nuk do ta na trazoj me ketu. Me mbani ketu."
Populli i cili dukej se ishte krijuar nga mjegulla ngadale filloi t ezhduket. Hena dukej se ishte deshmitarja e vetme e piktures se kalter dhe te zbrazet ne te cilen Lirija ecte e vetmuar duke kerkuar popullin e vet.
Lirija u zgjua nga gjumi me lot ne sy dhe me malle te pakufijshem per shtepi.
Pas kesaj enderre, Lirija u semua rende. Asgje nuk e mbrante ne jete me. E tere fuqia e kishte leshura. Nje semundje e panjohur e kishte kapluar per te cilen askush nuk dinte se nga vinte. Kush e prekte ate, apo i afrohej ose vetem e shiqonte, vdiste mu ne vend. Semundja nga e cila ajo lengonte ishte shetesuese dhe e tmerruese.
Nje dite nje njeri i quditshem hyri ne dhomen e saje. Trupi i tije ishte i mbeshtjellur ne qarshaf te bardhe. Ai nxori thiken dhe zuri t'i prere zingjiret rreth fytit dhe trupit te Lirijes.
"Kush je ti?" e pyeti ajo e befasuar nga se vdekja nuk e preki ate si te tjeret.
"Une jame Qendrimi," u pergjegj ai. "Tani je e lire!"
"A je nga radhet e barbareve?" vazhdoi ajo.
"Jo," tha ai. "Ne te dy i takojme te njejtit popull. Kur barbaret te arrestuan, une u mesheha prapa tyre per te zbuluar se a mos do te shkaktojne diq te lige ty. Kur ata iken nga Dimri i Madhe nuk paten kohe te me vrajne. Thane se do te bejne ate me vone, pasi qe te mesojne nga une ca gjera qe nuk mund ti mesonin nga populli yne. Por, kur ti u semure, ata me harruan mua. Une e shfrytzova semundjen tende per te te liruar ty dhe vedin.
"A nuk po frigesohesh nga semundja ime?"
"Jo," tha Qendrimi. "Semundja yte nuk eshte semundje. Ajo eshte dhunti e fuqise. Ajo buron nga qendrimi qe e kemi trashiguar nga te paret tone. Per ta mbrojtur vedin kur nuk kemi rrugedalje tjeter neve e shfrytzojme qendrimin. Ne rastin tende, rrugedalja e vetme per ty ishte qe edhe ti te bejsh nje gje te tille. Vetem tjeret vdesin nga fuqia e saje meqe nuk mund te perballojne.
Lirija dhe Qendrimi u larguan nga bjeshka e barbareve. Gjate rruges, semundja e Lirijes, sic quhej nga barbaret, filloi te shperndahet sirufe duke i mbytur ata pothuajse te gjithe me radhe. Me ne fund Lirija u gjet ne dhomen e Liridonit.
"Me lejo tani te te puthi per lamtumire!" ajo iu drejtua atij.
Por ai duke e pare ate te semure shume rende dhe me qe kishte degjar per mortajat e shumefishta qe semundja kishte shkaktuar, ate e zuri tmerri.
"Mos mu afro. Mos mu afro, se perndryshe..." fillio te bertiste ai.
Por ajo me buzeqeshje ne fytyre ngadale zu t'i afrohej.
"Ja ku jam. E jotja jam e tera. Perse nuk me merre tani?"
I trullosur, i terbuar dhe duke mos qene ne gjendje ta kontrollon situaten, ai u hodh nga dritarja, ra ne shkambije te bjeshkes se tij, dhe vdiq mu aty. Populli barbare i Liridonit, tani i katandisur dhe i plogshtuar nga semundja iu afruan kufomes se tij dhe me pezmatim filluan ta peshtyjne:
" I mallkuar qofsh!" thonin ata te mllefosur. "Ti na premtove se do te na shpetosh, a?! E shiqo tani!"
Brenda nje kohe te shkurt, ata nje pas nje dhane shpirte prane trupit te "udheheqesit" te tyre. Per nje kohe bkur si te gjate sorrat e bjeshkeve te barbareve u zene ne pune.
Lirija dhe Qendrimi moren rrugen per ne shtepine e tyre. Kur u gjenden para Kosoves, nje mjergull e kishte mbuluar ate. Ajo si dhe e tere populli i saj ishin ngrire. Asgje nuk levizte. Asgje nuk merte fryme. Para se te hynin, Lirija verejti se perreth Kosoves ishte krijuar nje dere e re nga akulli, e cisa shendriste si briliant ne diell. Ne mes te fushes, njerzit qendronin te kristalizuar mu ne ate gjendje sic i kishte zene Dimri i Madh. Te gjithe ishin shendruar ne kristale shumengjyreshe shkelqyese me koka te drejtuara kah qielli sikurse pritnin dic. Bora vazhdonte te binte sikurse donte t'a mbulonte popullin me mbulesen e saj te bardhe e te dlire, pe t'i ngrohur dhe per t'iu ruajtur nga te ftoftit bukurine e tyre te vertete.
"Njerzit me bishta, ku jane tani ata?" Lirija iu drejtua Qendrimit me buzeqeshje.
"Kane ra ne harrese me ne fund." u pergjegj ai.
Duke qendruar ne mes njerzeve te kristalizuar, ne fushen e mbuluar plot me bore, qe te dy u perpoqen ta rikujtojne te kaluaren.
"Kush e shpifi ate se ata kishin bishta?" Lirija vazhdoi.
"Eshte nje tregim i lashte, me i lashte e me i vjeter se une dhe ti, " u pergjegj ai.
"Per perse rane ne harrese?" vazhdoi se pyeturi ajo.
"Harresa qe e vetmja gje qe i shpetoi ata," u pergjegj ai.
"Harresa e te tjereve i shpetoi ata...Harresa e tyre ishte si nje ender qe kure nuk kishte ndodhur."
Si ne nje bote enderrash, Lirija dhe Qendrimi ne perqafim te njeri tjetrit filluan te vallezojne. Ne vallezim e siper ata i afroheshin qdo njeriu te kristalizuar dhe i preknin me dore. Nen prekjen e tyre, akulli iu djegete duarte. Vallezimi i tyre vazhdonte dhe ata mu a†´nate, ne mes fushes se mbuluar me borre, dukeshin se gjendeshin ne nje bote perrallore.
Prej asaj kohe kur Lirija kishte lindur dhe prej asaj kohe kur toka dhe qielli e kishin harruar poppullin e saje, shtatemije e shtateqinde e shtatedhjete e shtate dite kishin kaluar. Kur, papritmas, toka e mbuluar me shtresen e bardhe te borres u shendrua ne te kuqe dhe dukej sikurse ishte mbuluar me gjak. Ajo perseri u nda ne dysh, sikur para shum kohesh qe memzi mbahej ne mend. Nga brendia e saj u ngrite shtatojra e gjate ne forme druri me koke te mbuluar me nje vele bardhe e zi e sterpikur me njolla te kuqe qe dukeshin si njolla gjaku. Populli i harruar i kristalizuar qendronte si mirazhe qelqi gjersa shtatorja u ngrit gjer ne qiell. Lirija dhe Qendrimi, si cdo gje tjeter perreth tyre, u bene pjese e heshtjes se amshueshme.
"O, populli im, populli im," shtatorja e larte ofshani duke zbulura se cdo gje pereth saje ishte shkreteruar dhe ngrire. Asgje nuk ushqehej me frymen e jetes ne ate lugine ne nje kohe aqe pjellore.
"Ngrite velen nga Kosova dhe liroje popullin tim," Qendrimi me plot guxim kerkoj nga shtatorja. Por ajo, sikur nuk degjonte dhe vazhdonte te ofshane:
"O, populli im, populli im."
Perpos Qendrimit i cili e kishte humbur durimin asgje nuk levizte. Ai papritmas u hedh me vrull dhe e largoi velen nga shtatorja. Quditerisht, ajo nuk kishte trup. Nen vele meshefej nje drite e papare qe tani filloi te shkelqeje dhe te liroi ngrohtesi mbi mbare fushen e Kosoves dhe mbi popullin e harruar. Ngrohtesia e saj e shkriu akullin ane e mbane. Populli sikurse te ishte zgjuar nga nje ender e gjate, i shkundi pikat e fundit te ujit te ftofte duke mos mbajtur ne mend se ata i kishte zene dhe ngrire Dimri i Madhe. Kristalet qe iu kishin burgosur shpirtin dhe trupin papritmas u thyene dhe u shkaperderdhen ne mijera copa duke e mbuluar token dhe duke krijuar reflektime magjike shumengjyreshe. Toka u gjet e mbuluar me kristale te ralla e gure te qmueshem qe u derdhen ne lumenjte dhe male. Lirija dhe Qendrimi mbanin njerezit ne duart e tyre. Kur femija i fundit i popullit te harruar u zgjua dhe perseri u kthye ne jete, drita ngadale filloi te zhduket ne thellsite e tokes.
Lumenjte e Kosoves u rriten e u bymuan si kurre me pare. Malet u begatuan me tere pasurite. Prej andej ndegjohej kenga e zogjeve dhe e jetes qe pershendete popullin e vet. Bora u shkri dhe nga toka lulezuan te gjitha llojet e luleve me te bukura dhe me te harreshme se kuredohere me pare. Ato sikur donin te deftonin lumturine e tyre qe e ndajshin me popullin e tyre dhe me token e tyre te dhuntishme.
Tani, Lirija me krenari vezhgonte popullin e vet qe filloi te kthehet ne vatrat e tyre te zbrazta. Ajo kurre nuk i kishte pare ata me te lumtur si ate dite kur u zgjuan nga ngrirja, dhe syte e tyre per here te pare e e veshtruan ate.
"O, je kthyer ne shtepi, je kthyer!" e perseritnin keto fjale me lumturi.
Ajo kurre nuk kishte ndie dashuri me te madhe e me te fuqishme se tani, ne mesin e popullit te vet. Qendrimi i cili qendronte prapa saj perjetonte te njejtin gezim dhe lumturi. Ai ngadale i pershperiti Lirijes.
"Mire se erdhe ne vatren tende!"
"O, populli im, populli im!" Liria vazhdonte te ofshane
Dhe siq ishte zene ne goje, Shqipetaret e fituan Kosoven dhe e rivendosen lirine e tyre, dhe vazhduan te jetojne ne lumturi duke ju treguar femijve te tyre peralla dhe tregime.
"Dikur na ishim nje popull i harruar," ia fillonin ata tregimet e tyre," ashtu qe te tjeret shpifnin shum tregime dhe genjeshta per ne. Cdokush mendonte se ne ishim njerez me bishta, gjersa ne ishim njerez qe tregonin tjereve tregime, dhe kishim dhjete gishta si ata. Ky ishte nje keqkuptim i vogel."
Lirija dhe Qendrimi u pergaditen per martese. Fustani i saje i nuserise i bardhe ishte i mbuluar me yje te mbaruara nd dore nga grate puntore Shqiptare. Cdo yll ishte thurrur nga lotet e ngrire te popullit qe ishin derdhur gjersa e pritshin Lirijen te kthehet ne vendlindjen e saje. Me pare, Lirija u drejtua kah fusha e Kosoves per ta takuar Qendrimin, dhendrin e saj per te lidhur kurore para tokes se shenjte. Nje muzike e lehte qe buronte nga tingujte e fyellit si dhe kenga e lirise kenduar nga populli i saje i percjellnin ata. Lirija u be nusja me e bukur qe ndonjehere kishte ecur mbi token e Kosoves.