KËRCEJ ME MOTRËN
E diel, 13-01-2008, 02:52am (GMT)
Gramafoni i vjetër rrotullohet ngadalë si çadra e një geishe në vallëzim. Hap, hap, hap në vitet ’20, Kokëlarta, duart si balerina mbi supe, lëvizje të lëmuara. Unë vërtitem si kos i ngrirë në një kaush akulloreje. Ti shtyp gishtin e vogël të këmbës. Unë rrëzohem, ti qesh. Merre shkopin e bambusë, jam gati të ec në botën e vjetër të viteve ’20.
Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’ © Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.
|