Letërsia Shqiptare

KAPITEN PA BUSULL
E diel, 13-01-2008, 02:54am (GMT)

Gishtërinjtë përkëdhelin
gjethet që notojnë mbi dallgë
shegën e çarë-nota të ëmbla
në një pentagram te kuq.
Sy të kaltër pushojnë
Në bregun e rrezeve te perëndimit tim.
Një kapiten pa busull
i humbur ne zjarrin
e pentagramit të kuq:
                                Shega nota pikon.
Ti je Hermes që luan në harpën e erës.

Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.