Dialog me lexuesin diktatorial të romaneve rozë
E diel, 13-01-2008, 02:55am (GMT)
-E pëlqen trupin tim? -E pëlqej te veshur kur ekzpozohet. -Por lakuriqësia është rrëke pastërtie. -Mëkat kur i shfaqet syve të uritur. -Ato kanë uri për bukurinë që s’fshihet -Mbuloje ATË! -Por AJO është fruti i pasionit që shtrydh jetë. -Mbuloje ATË! -Por AJO është vetja ime, dëshmia e mbijetesës sime, anija e dëshirave. -Mbuloje ATE, prostitutë!
-Trupi im është pemë e zezë, ushqehet me minerale dashurie. Pa ndjesinë gjaku nuk rrjedh, dhe unë do të mbetem trung pa gjethe. Duhet ta përdor atë që të jetoj. -AJO është çështje private. -Por AJO duhet të festohet. Seksi është dhuratë, hape. -Kurrë në sytë e botës. -Por AJO është liria ime, natyra femërore, anija e dëshirave. -Mbuloje ATË!
Libri mbyllet.
Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’ © Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.
|