-E pëlqen trupin tim?
-E pëlqej te veshur kur ekzpozohet.
-Por lakuriqësia është rrëke pastërtie.
-Mëkat kur i shfaqet syve të uritur.
-Ato kanë uri për bukurinë që s’fshihet
-Mbuloje ATË!
-Por AJO është fruti i pasionit që shtrydh jetë.
-Mbuloje ATË!
-Por AJO është vetja ime, dëshmia e mbijetesës sime, anija e dëshirave.
-Mbuloje ATE, prostitutë!
-Trupi im është pemë e zezë, ushqehet me minerale dashurie.
Pa ndjesinë gjaku nuk rrjedh, dhe unë do të mbetem trung pa gjethe.
Duhet ta përdor atë që të jetoj.
-AJO është çështje private.
-Por AJO duhet të festohet. Seksi është dhuratë, hape.
-Kurrë në sytë e botës.
-Por AJO është liria ime, natyra femërore, anija e dëshirave.
-Mbuloje ATË!
Libri mbyllet.
Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.