Kalorësi
E diel, 13-01-2008, 02:56am (GMT)
Po pres për atë kalorës personazh Blu përrallash fitimtar i Bardhë i zemrave vajzërore E Zezë unë jam. Pres kot që dielli të lind natën. Nuk ka asnjë princ blu Asnjë përrallë në botën time prej mishi vetëm shenjat e një të dehuri. Duhet të vuaj sepse jam e zezë Dhe bota ime: një vrimë e zezë e një ylli të vdekur.
Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’ © Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.
|