Letërsia Shqiptare

Kalorësi
E diel, 13-01-2008, 02:56am (GMT)

Po pres për atë kalorës
personazh Blu përrallash
fitimtar i Bardhë i zemrave vajzërore
E Zezë
unë jam.
Pres kot që dielli të lind natën.
Nuk ka asnjë princ blu
Asnjë përrallë në botën time prej mishi
vetëm shenjat e një të dehuri.
Duhet të vuaj
sepse jam e zezë
Dhe bota ime: një vrimë e zezë
e një ylli të vdekur.

Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.