Letërsia Shqiptare

Ninulla e trëndafilit ngjyrë vjollcë
E diel, 13-01-2008, 02:57am (GMT)

Fli biri im se babi
do të kthehet sërish
një ditë
të thotë më fal.
Sot ti ke vetëm gjirin tim
të pushosh
në paqe, i fjetur.

Unë nuk e njoh romancën, biri im
por aromën e kam të ëmbël.
Nga gjembi që më shpoi zemrën, biri im:
Rrëke gjaku prej majlti

Ti pusho,
se babi do të kthehet sërish
një ditë
të thotë
më fal.

Sot e pe tek pikturonte
mishin e brishtë në ngjyrë vjollcë
Bukuria ime shpesh është art
i urisë dhe grushtit të tij të fortë.

Por mos u mërzit, i vogli im
mos u mërzit, ti fli
Mami është trëndafil ngjyrë vjollcë
me aromë të ëmbël mjalti.

Dhe babi do të kthehet
një ditë
të kthehet
të thotë më fal!

Dhe do t’i gatuaj supë dhe mish
Do t’i them
Mos u mërzit.
Arti i tij i dhunës: vjollcë në trëndafil.

Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.