Romanca: një gisht prej bari
E diel, 13-01-2008, 02:59am (GMT)
Romanca: një gisht prej bari E gjelbër, kur vesa e burrit pikon mbi lëkurën time, E brishtë, kur ai më shqyen zemrën. Një kërcell i hollë pa rrënjë, një re dyshimi. E lagur, sepse shiu i zemrës së thyer më godet mbi gjinj dhe unë, një uragan lumturie përqafoj sepse jam e lirë, e gjallë, një kërcell i hollë që lufton për frymë, sepse ai iku në një botë përrallash ku princërit e zinj janë bretkoca. Romanca ime, një gisht i vyshkur bari shijon hidhërimin e tokës. Romanca ime, rimishërim i shpresës së zezë të shpresës.
Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’ © Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.
|