Letërsia Shqiptare

Romanca: një gisht prej bari
E diel, 13-01-2008, 02:59am (GMT)

Romanca: një gisht prej bari
E gjelbër, kur vesa e burrit pikon mbi lëkurën time,
E brishtë, kur ai më shqyen zemrën.
Një kërcell i hollë pa rrënjë, një re dyshimi.
E lagur, sepse shiu i zemrës së thyer
më godet mbi gjinj
dhe unë, një uragan lumturie përqafoj
sepse jam e lirë, e gjallë,
një kërcell i hollë që lufton për frymë,
sepse ai iku në një botë
përrallash ku princërit e zinj
janë bretkoca.
Romanca ime, një gisht i vyshkur bari
shijon hidhërimin e tokës.
Romanca ime,
rimishërim i shpresës së zezë të shpresës.

Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.