Letërsia Shqiptare

Gratë e zeza
E diel, 13-01-2008, 03:00am (GMT)

E dua veten

E dua veten
vija lakuese mbërthejne trupin si dallgë të buta
që lëpijne gurë te palëvizshëm.
Jam e bukur
se trupi im prej uji shkrin në mishin-çokollatë
të një burri që e quaj timin.
Dashuria jonë shtillet
një kërcim kakao i nxehtë në filxhanin e fatit
ku shijoj djegien
e pasionit të sotshëm dhe ndarjes së të nesërmes.
Ndiej gëzim
sepse mishi im i errët mund të shihet dhe të ndihet
jashtë dhomës private
të krijimit.
Marr frymë thellë, thellë nga përkëdhelja e dorës sime
dhe rënkimi i tij i butë,
Pluhuri i shkrirë i kakaos shijon ëmbël,
Kështu shijon dhe mëkati i shpallur drejt botës,
Dëgjoni këngën time
Ndijeni ofshamën e trupit!
Unë jam reale.

Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.