Shërbehen në Nju Jork, L. A. dhe Uashington
E diel, 13-01-2008, 03:02am (GMT)
Mbi tavolina qelqi të restoranteve japonez gra lakuriqe shtrihen si tabaka me peshq të gjallë në barkun e rrafshtë. Buzë të lyera, zambakë u çelin mbi gjinj, nuk kërcejnë në shtylla, nuk nuhasin djersën e të huajve në krevatet e tyre. Si sirena të mermerta zgjasin këmbët e akullta, qafat e gjata të joshin oreksin e burrave për peshk, jo mish njeriu.
Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’ © Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.
|