Letërsia Shqiptare

Shërbehen në Nju Jork, L. A. dhe Uashington
E diel, 13-01-2008, 03:02am (GMT)

Mbi tavolina qelqi të restoranteve japonez
gra lakuriqe shtrihen si tabaka
me peshq të gjallë në barkun e rrafshtë.
Buzë të lyera, zambakë u çelin mbi gjinj,
nuk kërcejnë në shtylla, nuk nuhasin djersën e të huajve
në krevatet e tyre.
Si sirena të mermerta zgjasin këmbët e akullta, qafat e gjata
të joshin oreksin e burrave për peshk, jo mish njeriu.

Shkëputur nga libri ‘’Harta e verbër’’
© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.