Letërsia Shqiptare

Skënder Petro Luarasi
E enjte, 21-06-2007, 09:36pm (GMT)

Skënder Luarasi
Skënder Petro Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 19 janar 1900.Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909-1911) dhe më pas studjoi në Robert Kolegj, Stamboll -Turqi (1912-13), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, në Sh.B.A (1916-1920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt-Austri (1922-1926) dhe u diplomuar në Fakultetin e Filologjisë,Vjenë-Austri më 1930.
Skënder P.Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare.Brezi përparimtar i viteve 30-të e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit përparimtar.Ai ka qenë editor-përgjegjës në revistat: Studenti (Sh.B.A,1920), Djalëria (Austri,1927-28) dhe kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë (Spanjë,1937), organ i vullnetarëve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës.
Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet.Deri në vitin 1992 krijimtaria e tij (monografi , publicistikë, drama, studime dhe kritikë letrare e historike) botohej pjesërisht (kryesisht përkthimet) dhe nuk analizohej nga pikëpamja shkencore.
Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike- antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhërat e lartë:''Urdhëri i Flamurit(1960) dhe ''Nderi i Kombit''(1996).
U nda nga jeta më 27 prill 1982.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.