Letërsia Shqiptare

Përse?
E enjte, 21-06-2007, 09:47pm (GMT)

Në krahun e thyer të një zogu,
Ndodhet arti i mrekullive të gjahtarit.
Ai qesh me dhimbjen më të bukur
Të përpëlitjes së puplave mes ajrit.

Qiellit ia vodhi cicërimat,
E fëmijës më sykaltër që kishte.
Ai, që, natyrisht e dinte
Pse qëllohen zogjtë me çifte!

Ky është njeriu – gjahtar,
Që përplas grushtin edhe në qeveri!
Në kafazin e zogjve pa krahë
Rendi zagari i dëshirës së tij!

Në gjoksin e dridhjeve të atij zogu,
Ndodhen pendët më të bukura të paqes!
Përsa vriten në botë të pambrojturit
Dhe të pëlqehet arti i kësaj qitjeje gjahtarçe?!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.