Letërsia Shqiptare

Shqiptarët
E enjte, 21-06-2007, 09:48pm (GMT)

Për ditë po ikin. Për natë.
Pa ditur se ku, si në jerm!
Gjarpëri i asfaltit ia bën me sy,
Por asnjëri prej tyre s’e shkel (!)

Asnjëri prej tyre s’e shkel (!)
Ç’ta ndotin asfaltin e bekuar?!
Dhe ecin arave, pa pyetur për kufij,
Si në një "Evropë të Bashkuar!"

Si në një Evropë të Bashkuar,
Ku u dashke të kthehesh në Mit!
E ç’kanë më tepër ata që quhen kuaj?!
E ç’kish më shumë një Sizif?!

E ç’kish më shumë një Sizif,
Se këta shqiptarë me çanta mbi
shpinë?!
Që, kudo që shkojnë e mbartin me vete
Si një të plagosur, Shqipërinë! 1)

*1)Për analogji me J. Seferisin



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.