Mister Etrusk
E enjte, 21-06-2007, 09:48pm (GMT)
I veshi vajzat vjeshta e vonë, Dorë që ua mbuloi mizorisht kërthizat! Në ç’lëndina do të prehen tani kopetë e syve, Kur dihet që pas vjeshtës vijnë dimrat!?
Me urdhër të kujt ajo solli dëborën, Për t’ua vdekur vajzave të gjitha trillet!? Qënka mediokre kjo vjeshtë e vonë, Që e quan mëkat të zbulosh hiret(!)
Mister etrusk kjo kapriçioja e saj, Që i vesh vajzat dhe i xhvesh pemët! Nëse ka një stinë që unë s’dua t’i ngjaj, Ajo mban pikërisht emrin e vjeshtës!
13 tetor,2004
|