Vajza prej qelqi
E enjte, 21-06-2007, 09:50pm (GMT)
Vajzë e vogël, Me sy prej qelqi, Sa herë hyj brenda tyre, Unë eci zbathur, Mos thyej ndonjë gjë, Që,dot,s’e ndreq!
Qelq, I ke sytë, Qelq!
Vajzë kryeneçe, Me buzët prej qelqi, Sa herë ndeshem me to, Ti mua më kap rob, Dhe robërit i trajtoke keq!
Qelq, I ke buzët, Qelq!
Vajzë e brishtë, Me trup prej qelqi, Duart i kam skelet, Dridhem kur të prek, Kam frikë mos më thyesh vërtet!
Qelq, Je e tëra, Qelq!
30 qershor 2002
|