Trëndafil që të këpusin në gonxhe
Dhe petalet t’i hapin me zor,
Mëso të dish kujt t’ja falësh aromën,
Mëso të kundërshtosh!
Grua, që të ndalin në rrugë
Edhe duan të të puthin me zor,
Mëso të dish kujt i jepen buzët,
Mëso të kundërshtosh!
Fëmijë, që të kanë braktisur,
E po të japin prindër me zorr,
Mëso të dish kujt duhet t’i ngjasësh,
Kë duhet të mohosh!
Zemër, që ta kam merakun,
Që ta kam frikën mos gabosh,
mëso të dish për kë duhet të rrahësh,
Për kë duhet të pushosh!