Letërsia Shqiptare

Blerina
E enjte, 21-06-2007, 09:55pm (GMT)

Blerina eshte vajze e thjeshte
punon ne uzine ne torno
syte si bajame te medhenj
gjithnje te qeshur ia shoh

E fejuan para ca kohe
( i shoqi ka shkolle te larte)
dhe me erdhi rasti ti shoh
ketu ne hotel ne Tirane.

Eshte inxhiniere iu pergjigj ai,
pyetjes qe iu be ne sportel
Blerines i iku e qeshura
Blerina e pa dhe u step.

Pas pak do te jene ne dhome
dhe un e di qe do te grinden
nje cast a ndoshta nje ore,
e ndoshta gjersa te gdhihet!

Se ai e ofendoi rende
duart e saj edhe tornon
Vertet ka shkolle te larte
po kjo, c'rendesi ka kjo???



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.