Mbi kokë më rri e më ndrit
E enjte, 21-06-2007, 09:55pm (GMT)
Gjithnjë po bëhesh më e krrusur, Sikur po i afrohesh tokës! Unë jam atje,në sytë e rrudhur, Ku është fillimi i gjithë botës!
Gjithnjë po bëhesh më e vockël, Ku e ke futur gjithë atë shpirt!? Si hënëz e ngrënë brenda dhomës, Mbi kokë më rri edhe më ndrit!
Gjithnjë po bëhesh më e lehtë, Mos ke ndërmend që të largohesh!? Më bëj një shenjë e ngjitem vetë, Qiellit t’i them që do vonohesh!
|