Letërsia Shqiptare

Nuk i njoh ekuinokset
E enjte, 21-06-2007, 09:59pm (GMT)

-për tim atë-

Sa herë që shkoj e shoh
nis përlotet,
Mbi supet e mi i harron krahët,
Nëpër klithmat e ngrira
të syve,
Veç fëmijë të verbër
tani luajnë!


Ndoshta kot që vështroj
brenda tyre,
Drita ime atje më, nuk arrin!!
Është një portë që
veç njëherë mbyllet,
Siç hapet veç një herë në fillim!


Dhe s’ka ndodhur asnjë lloj
ekuinoksi,
Unë s’i besoj kësaj here
as shkencës(!)
Janë sytë e tim eti
që po ikin,
Ndaj kanë nisur
të zgjaten edhe netët!

11 nëntor,2004



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.