Dita, nata, njerzit dhe unë E enjte, 21-06-2007, 09:59pm (GMT)
Jam shndrruar në lakuriq nate, Ditën nuk shoh, Si të jem i verbër! Ngado që shkoj me siguri do përplasem, Me ca sende kot, që quhen njerëz!
Dita më ik, sikur mos jetë imja, Shmanget prej meje, sikur të jem një lebroz! I bie ajrit me grusht, ai ulërin nga dhimbja, Unë bëhem pastaj vërtet skandaloz!
Kam filluar të bredh veç me natën, Që vjen pas meje, si një prostitutë e vogël, Me të nuk jam më një lakuriq i varfër, Po një shpend i madh që ka pushtuar botën…