Një plak.Një plakë.Dhe një park.Edhe një stol.Dhe bëhen katër!Dhe një neon që ndizej,shuhej,Sikur ta shkelte syrin natën!
Po pas një viti mbetën tre.Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.Dhe një neon që më nuk ndizej,Që mbeti si një sy i verbër!
Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.Një park.Një stol krejt i vetmuar.Që pret mos kthehen prap’ aty,Ata dy pleq të dashuruar!…